Flash News

KRYESORE

Nesër përkujtohet Azem Hajdari. Rudina rikthehet në krah të Bashës e Berishës?

Nesër përkujtohet Azem Hajdari. Rudina rikthehet në krah të

Të enjten paradite do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e 21 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit.

Konfirmohet se të pranishëm do të jenë kreu demokrat, Lulzim Basha, së bashku me Sali Berishën, familjen Hajdari dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike.

Ceremonia pritet të bashkojë pas 7 muajsh deputeten Hajdari, e cila është shpallur ‘non-grata’ në selinë blu për shkak të vendimit të saj për të mos djegur mandatin.

Rudina po ashtu pritet përshëndes Berishën, me të cilin nuk ka pasur ndonjë divergjencë, të paktën në publik, ashtu si me Bashën.

Agjenda e plote:

CEREMONIA E PËRKUJTIMIT TË HEROIT TË DEMOKRACISË AZEM HAJDARIT

12 Shtator 2019

10:00  CEREMONIA PËRKUJTIMORE PRANË MEMORIALIT

Vendosje kurorash – muzikë funebre (foni)

o   Kurorat mbahen nga të rinjte e FRPD

o   Protokolli i vendosjes së kurorave

-       Kryetari

-       Prof. Dr. Sali Berisha

-    Familja Hajdari

-    Bujar Nishani

-       Sekretari i Pergjithshem

-    Edi Paloka & Edmond Spaho

-       FRPD & LDG

-    Familja Cera

-    Buqeta me lule nga të tjerë

o   Himni

Marrin pjesë: Deputetët, Kryesia  e PD,  FRPD, Lidhja e Gruas, Kolegji i Kryetarëve, Këshilli Kombëtar, Kryesitë e Degëve të Tiranës, Dhjetori ’90

10:30 Deklaratë e Kryetarit Basha për mediat në përfundim të ceremonies

10:45 VARREZAT E DËSHMORËVE

Buqetë me lule Kryetari, Prof. Dr. Berisha, Familja Hajdari

Marrin pjesë: Deputetët, Kryesia  e PD,  FRPD, Lidhja e Gruas, Kolegji i Kryetarëve, Këshilli Kombëtar, Kryesitë e Degëve të Tiranës, Dhjetori ’90

11:15 – 12.00 VIZITË NË FAMILJE

Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha, Bujar Nishani, Sekretari i Pergjithshem, 2 Nënkryetarët, Kryetari i LDG dhe FRPD.

Të fundit