Flash News

KRYESORE

Nesër priten reshjet e para të borës, cilat janë zonat që parashikojnë meteorologët  

Nesër priten reshjet e para të borës, cilat janë zonat

Ulja e temperaturave pritet të shoqërohet edhe me reshjet e para të borës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e nesërme pritet të ulen edhe më shumë temperaturat dhe në Veri të vendit do të ketë reshje bore.

“ Sot pasdite (e diel, dt.21) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër (e hënë, dt.22) reshjet priten të intensifikohen dhe do të arrijnë deri mesatare në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Durrës, Fier dhe Gjirokastër do të arrijnë lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri të vendit, mbi 1500 m priten reshje të pakta dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 22 °C

në vendet e ulëta: 13 / 22 °C

në vendet malore: 6 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.21) dhe nesër (e hënë, dt.22) era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve”, sqaron IGJEUM.

Të fundit