Flash News

KRYESORE

Nesër protestë, zëdhënësja e PD-së zbulon urdhërin e Ramës për punonjësit e administratës

Ditën e nesërme do të mbahet protesta e opozitës, por kryeministri Edi Rama ka marrë masa për mosbashkimin e punonjësve të administratës në manifestim.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ftuar në Channel One mbrëmjen e djeshme, është shprehur se, “kryeministri Rama ka urdhëruar që administrata ditën e shtunë nuk do ta ketë ditë pushimi, por do jetë në punë në orarin 08.00 - 16.30 si një ditë të zakonshme”.

Protesta e ditës së nesërme është e para nga valla e protestave që opozita ka paralajmëruar në vijim kundër Ramës.

Të fundit