Flash News

KRYESORE

“Nesër Rama i II-të shpall qeverinë e mosvarme nga PS-ja”

“Nesër Rama i II-të shpall qeverinë e mosvarme nga

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për qeverinë e re që do të shpallet nesër nga kryeministri Edi Rama. Duke përdorur ironinë, Boçi shprehet se nesër PS shpall qeverinë e mosvarme nga vetë PS-ja, ndërsa deviza e Ramës do të jetë: “Vidh më shumë, më me pak njerëz!”

Reagimi i Luçiano Boçit:

Mbani frymën sepse lajmi "i madh" po na vjen!!!!

- Nga nesër, PS shpall "qeverinë e mosvarme".... nga PS-ja!

- Nga nesër, mbaron qeveria e duarve në tepsi dhe fillon qeveria e lezetit të tenxheres e sahanëve (lëpirësëve), e kusisë dhe kusarisë.

- Dora vetë Rama II-të, e ka shpalosur devizën për qeverinë e re:

Vidh "më shumë, më me pak" njerëz!

- Nga nesër, "124" kriminelët e rrezikshëm, pas kërcënimeve "live" të Ramës, "s'do kenë vrimë miu ku të futen"......përveç zyrës së Ramës.

- Nga nesër, hashashi shpallet "non grata"..... për qeveritarët! Është jashtë mode..... se kena nevojë për "koka"- shteti e jo për gjethe...

- Nga nesër, zjarret "do ngrijnë" nga hutimi për "zjarrmin" e plasur të qeverisë së re!

- Nga nesër shqiptarët do gjejnë "lumturinë" e humbur, sipas parimit "ishim keq, kur ishim mirë".... përveç njërit, "hallexhiut timonier" Ramë.

- Nga nesër, shpallet, më në fund, fillimi i proçesit të hyrjes së BE - së në Shqipëri..... me atlete.

Rrnoftë qeveria!

Lavdi votuesve!

Të fundit