Flash News

KRYESORE

Nesër rinis Kuvendi, cilat janë detyrat e para që duhet të përmbushin deputetët

Nesër rinis Kuvendi, cilat janë detyrat e para që duhet të

Kuvendi do të mblidhet pasditen e nesërme për sesionin e parafundit të kësaj legjislature, para se të kalojë në zgjedhje të përgjithshme.

Ky sesion parlamentar pritet të jetë i ngjeshur dhe ndër detyrat e para që duhet të përmbushin deputetët janë ngritja e KQZ-së së re dhe reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Ashtu si edhe para pushimeve, masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 do të jenë pjesë e pandashme e seancave plenare. Deputetët do të shpërndahen nëpër llozha për të ruajtur distancimin fizik. Gjithashtu pritet dhe komisionet të rifillojnë punën online.

Rendi i ditës për seancen e nesërme plenare:

  • Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 29.07.2020 dhe 30.07.2020.
  • Njoftimi i çështjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim.
  • Miratimi/Njoftimi i draftprogramit te punes se Kuvendit per periudhen 7 shtator – 16 tetor 2020.
  • Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit te punimeve te Kuvendit per periudhen 7 – 25 shtator 2020.

Të fundit