Flash News

KRYESORE

Nesër ulen temperaturat, mot i acartë në të gjithë vendin

Nesër ulen temperaturat, mot i acartë në të gjithë

E diela do të përfshihet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës, veriu, verilindja dhe juglindja do të përfshihen nga reshjet e lehta të borës e ndërsa në jug priten reshje të dobëta shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se era do të fryjë në drejtimin verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi të vrullshme me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina. Në brigjet e Jonit do të ketë stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.

Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin, në mëngjes e kryesisht në mbrëmje. Temperaturat do të pësojnë rënie që do të ndihet në orët e pasdites e të mbrëmjes. Më konkretisht temperaturat do të arrijnë në:

zonat malore -6ºC deri në 0ºC

zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC

zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC

 

 

Të fundit