Flash News

KRYESORE

Nesër Veliaj vs. Kraja në Gjykatë. Një gjyq për të gjithë: A do të konsiderohen 'shpifje' komentet në Facebook?

Nesër Veliaj vs. Kraja në Gjykatë. Një gjyq për të

Nesër në Gjykatën e Tiranës mund të merret një vendim domethënës, jo vetëm për dy individë, përfaqësues politikë të përfshirë në padi, por edhe 'shëndetin' e demokracisë shqiptare. Në Gjykatën e Tiranës, Erion Veliaj dhe Akil Kraja do të përballen nesër, si paditës dhe i paditur.

Vendimi do t'i kalojë staturat politike të tyre sepse ka të bëjë me dallimin e madh mes asaj që është fjala e lirë dhe 'shpifja' si instrument i kësaj lirie për qëllime politike.

Pa lënë anash si më pak të rëndësishme edhe tentativën për t'i mbyllur gojën opozitës e cila vetëm fjalën ka si instrument të përballjes, denoncimit dhe përppjekjes për të ruajtur balancat e një pushteti që tenton të autokratizohet sa më shumë terren fiton.

Veliaj e e ka paditur për shpifje këshilltarin bashkiak të PD, i cili ka artikular akuzën e rritjes së çmimit të ujit në Tiranë dhe përfshirje në negociata të paqarta për privatizimin e ndërmarrjes bashkiake UKT.

Deklarata e Krajës, e datës 15 nëntor 2017, përqendrohej te shqetësimi i mungesës së transparencës në negociatat për privatizimin e UKT nga Bashkia, por edhe rritjen e çmimit të ujit me mbi 40%.

Kraja e quajti rritjen e çmimit si një aferë, duke u mbështetur edhe në disa deklarata të vetë Kryetarit të Bashkisë. Veliaj ishte 'betuar' publikisht se çmimi i ujit nuk do të rritej në Tiranë pavarësisht vendimit për privatizimin apo jo të UKT.

Në padi Veliaj e quan deklaratën e Krajës si shpifje e cila i ka shkaktuar “Një turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore” se dhe “cënim të nderit dhe personalitetit të tij”. Veliaj përfaqësohet nga i njëjti avokat që ka marrë Taulant Balla për të mbrojtur paditë e tij për shpifje kundër përfaqësuesve të opozitës.

Gjyqi nuk i ka kapur antenat e medias, por lapsi.al shkruan se avokati i Erion Veliajt, pasi nuk ka gjetur asnjë argument për shpifje në deklaratën e anëtarit të Këshillit Bashkiak, Akil Kraja, ka paraqitur si provë në gjyq disa statuse të tij në Facebook dhe me qindra komente të qytetarëve në këto statuse, duke kërkuar dënimin e Krajës për shpifje dhe fyerje bazuar mbi këto statuse dhe komente në llogarinë e tij në Facebook.

Komentet në Facebook, të konsideruar si shpifje dhe më tepër si argument mbrojtjeje në gjyq, nga dy eksponentë politikë të përfshirë në përballje edhe si individë, që kanë të bëjnë me interesin publik, përbën një rast studimi në jurisprudencë.

Kjo e bën vendimin që pritet të marrë nesër Gjykata e Tiranës një casus juridik i cili mund të shërbejë si benchmark (bazë) edhe për vendime të së ardhmes.

A do të konsiderohen deklarimet personale në rrjete sociale 'shpifje' është një dilemë që shkon përtej rastit politik Veliaj-Kraja.

Të fundit