Flash News

KRYESORE

Nesër votohet qeveria e re e Kosovës, ja kush janë ministrat Haradinaj

Nesër votohet qeveria e re e Kosovës, ja kush janë ministrat

Vetëm pak orë kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës ku do të votohet Qeveria e re e Kosovës.

Mësohet se shumica e ministrave që do të udhëheqin në qeverinë Haradinaj janë nga koalicioni PAN-AKR dhe Lista Serbe.

Ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës do të jenë: Abelard Tahiri, ish-këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili do ta ketë timonin e drejtësisë, Uran Ismajli,ministër i Integrimit Evropian, në krye të ministrisë së Financave, Besim Beqaj, në krye të Ministrisë së Kulturës mbetet të vendoset në mes të Enver Hoxhajt-ish ministër i jashtëm i cili poashtu pritet të jetë edhe zëvendëskryeministër dhe Rexhep Hotit.

Ministrat nga radhët e AKR-së do të jenë: Behgjet Pacolli-Ministër Punëve të Jashtme njëkohësisht zëvendëskryeministër, me ministrinë e brendshme do të udhëheq, Abdylselami Shkodra, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Valon Lluka, Ministrinë e Ambientit do ta drejtojë, Albena Reshitaj.

Nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është vendosur që ministra të jenë: Rrustem Berisha i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Pal Lekaj i Infrastrukturës.

Partneri tjetër i koaliciont PAN, Nisma do ta ketë në duar ministrinë e Arsimit të cilën pritet ta drejtojë ish-deputetja e kësaj partie: Valdete Bajrami ose Shyqri Bytyqi.

Drejtues i Ministrisë së Diasporës do të jetë: ish-ministri i Mjedisit dhe Panifikimit Hapësinor, Dardan Gashi që njëherësh do ta ushtrojë postin e zëvendëskryeministrit.

Tre ministrat serbë që do të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj janë ish-ministri, Dalibor Jevtiq, që do të vazhdojë të udhëheqë me ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve, Ivan Teodosijeviq, që poashtu do të vazhdojë ta udhëheqë ministrinë e Administrimit dhe Pushteti Lokal.

Ndërsa ministër për herë të parë do të jetë: Nenad Rikalo që do drejtojë ministrinë e Bujqësisë.

Të fundit