Flash News

KRYESORE

Nesër zgjedhjet, një në dy gjermanë kërkon që Merkel të largohet

Nesër zgjedhjet, një në dy gjermanë kërkon që

Gjysma e gjermanëve të pyetur në një sondazh duan që kancelarja Angela Merkel të mos jetë më në zyrë pas zgjedhjeve.

Të pyetur mbi slloganin “Merkel muss weg” (Merkel duhet të iki), një frazë e përdorur shpesh nga protestuesit e ekstremit të djathtë, 50 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pro.

Ky sondazh u zhvillua nga instituti “YouGo” në kuadër të zgjedhjeve kombëtare të së dielës, në të cilat pritet që Merkel të fitojë një mandat të katërt dhe t’i japë konservatorëve Kristiandemokratë avantazh për të krijuar një koalicion qeverisës.

Gjysma e të anketuarve thanë se e mbështesin këtë slogan për “gjuhën e drejtëpërdrejtë”.

Ky është sondazhi i parë për këtë vit që 50 për qind e të anketuarve janë kundër Merkelit.

Zgjedhjet në Gjermani, Vetëvendosje thirrje diasporës shqiptare të votojnë për rivalin e Angela Merkel

Të fundit