Flash News

KRYESORE

Nesër zyrtarizohet, Ben Blushi drejtor i “Top Channel”

Ben Blushi ditë më parë hoqi dorë nga drejtimi i partisë së tij “Libra”, për të marrë përsipër një tjetër angazhim, por jo në politikë.

Burime bëjnë me dije për Politiko.al se Ben Blushi ka mbyllur paktin me Vjollca Hoxhën dhe nga nesër zyrtarisht do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.  

“Kam vendosur ta heq përkohësisht politikën nga artet e mia. Politika, siç njihet dhe ushtrohet sot në Shqipëri, nuk me jep më shije dhe as motiv dhe unë nuk bëj gjëra të cilat nuk i besoj”, qe shprehur Blushi ditën kur dha lajmin se nuk do drejtojë më LIBRA-n.

Kujtojmë që Blushi më herët ka ushtruar profesionin e gazetarisë, por për disa vite u angazhua në politikë./Politiko.al/

 

Të fundit