Flash News

KRYESORE

Netanyahu tregon arsyen pse anuloi vizitën në Shqipëri

Netanyahu tregon arsyen pse anuloi vizitën në Shqipëri

Mediat raportuan se anulimi i vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, muajin e shkuar në Shqipëri, lidhet me një komplot të mundshëm kundër tij.

Një tjetër arsye e cituar në mediat lokale për anulimin e vizitës së Netanyahut, ishte refuzimi i Shqipërisë në atë kohë, për të dëbuar diplomatët iranianë, pavarësisht nga presioni i Shteteve të Bashkuara. Fillimisht, anulimin e udhëtimit e lidhen me vdekjen e ministrit David Azoulay (Shas).

"Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dëboi ambasadorin iranian nga Tirana. Duke vepruar kështu, kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal iranian islamik - se planifikimi i sulmeve terroriste ka një kosto", shkruan zyra e iryeministrit izraelit në Twitter.

Të fundit