Flash News

KRYESORE

Neue Zürcher Zeitung: Procesi delikat për Shqipërinë, e tregon kërkesa e Holandës për vizat

Neue Zürcher Zeitung: Procesi delikat për Shqipërinë, e

"Modeli i deri tanishëm i BE-së për zgjerimin has në Ballkan në limitet e veta" Me këtë titull „Neue Zürcher Zeitung" (NZZ) analizon situatën sa i përket mundësisë së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa vende të BE-së janë kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më kot kryesia e BE-së përpiqet të gjejë një konsensus për vazhdimin e procesit të zgjerimit. Modeli i shkëmbimit „reforma kundrejt integrimit" është bllokuar, shkruan NZZ: „Që në shumë vende anëtare ka rënë fryma për zgjerimin, këtë e tregoi edhe fakti, se Komisioni raportin vjetor e publikoi pas zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së, për të mos u dhënë me rekomandimin e vet për hapjen e negociatave argumente partive populiste të djathta në Evropën Perëndimore.

Ndërkohë që disa vende në Europën Lindore e mbështesin anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Ndër to edhe Polonia nga ndërmarrë një nismë në favor të integrimit të këtyre dy vendeve." …"Deri tani po avancojnë në mënyrë të çalë negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi. Se sa delikat është procesi këtë e tregon edhe nisma holandeze, që i kërkon Brukselit të rishikojë pas 10 vjetësh liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Haga ankohet për rrjetet kriminale dhe imigracionin ilegal nga ky vend." … „Që modeli i deritanishëm i zgjerimit të BE-së ha hasur në limitet e veta, këtë e ka bërë të qartë në mënyrë indirekte edhe vet e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.

Ajo tërhoqi vëmendjen duke publikuar raportin e progresit, se duhet të vlerësohen arritjet e këtyre vendeve. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë dëmtohet kredibiliteti i BE-së në rajon e më gjerë. Mos pranimi i „arritjeve historike" si kompromisi i emrit të Maqedonisë minon stabilitetin dhe pengon reformat e mëtejshme. Por edhe pse Mogherini përbetohet për këtë linjë, fakt është që procesi i shkëmbimit, sipas të cilit vendet kandidate të ofrojnë reforma dhe qëndrim konform gjeopolitik në këmbim të hapave të integrimit me BE-në, prej kohësh nuk po funksionion", shkruan „Neue Zürcher Zeitung".

Të fundit