Flash News

KRYESORE

Neuer frikëson Bayernin: Nuk kam thënë se dua ta mbyll këtu

Neuer frikëson Bayernin: Nuk kam thënë se dua ta mbyll këtu

Bayern duket se nuk i ka krijuar besim portierit Manuel Neuer për ta mbyllur karrierën në Mynih. I intervistuar nga revista gjermane Kicker, ai ka folur për mundësinë e një eksperience në një vend tjetër.

"Ju e dini se unë nuk kam thënë kurrë se do të më pëlqente ta mbyllja karrierën në Gjermani. Nuk kam thënë as se kam dëshirë të largohem nga Bayern. Nuk kam ndonjë mendim specifik, por gjithçka po zhvillohet shumë shpejt", ka deklaruar gjiganti i portës së bavarezëve.

"Mund të vijë dita kur ta dua një gjë të tillë.. Nuk mendoj të largohem", ka shtuar Neuer, pasues i të cilit pritet të jetë portieri aktual i Schalke 04, Alexander Nübel.

Të fundit