Flash News

KRYESORE

Neuer tremb gjermanët: Nuk po flas për rinovim

Neuer tremb gjermanët: Nuk po flas për rinovim

Manuel Neuer ka trembur ekipin e Bayern Munchenit me deklaratën e tij. Ai nuk po diskuton më në lidhje me rinovimin e kontratës që pas afrimit të Aleksander Nubelit në ekipin gjerman.

Numri një i portës dhe kapiteni i Bayernit e ka pranuar se nuk po diskuton më për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2021. Afrimi i Nubel duket se e tremb pak, por i ka idetë e qarta për të luajtur.

Qëllimi im është të vazhdoj të luaj me Bayern Munchen. E di që në verë Nubel do bashkohet me ne, por kontrata ime përfundon në vitin 2021. Do të kem kohë të mjaftueshme për të biseduar me drejtuesit e klubit. Për momentin nuk po negociojmë rinovimin e kontratës. Jemi të gjithë të përqendruar te fitimi i ndeshjeve dhe realizimi i objektivave. Së pari vjen skuadra, pastaj situatat personale“, përfundoi Manuel Neuer

Të fundit