Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Dua që në fillim të deklaroj konfliktin tim të interesit në këtë avokati. E kam mik Agronin. Lexuesit e sinqertë, le ta zbresin këtë përqindje nga ajo që kam për të thënë, jo për njeriun Agron Shehaj, por për deputetin Agron Shehaj. (Me ata që dalin rrugëve të internetit për të hequr kapakët e pusetave të gojëve dhe mendjeve të tyre, i kam mbyllur hesapet, ngaqë jam mësuar me kutërbimin).
Njeriu Agron Shehaj nuk do kishte nevojë për mbështetje, por për një paraqitje po.
Ai është një 40 vjeçar, i ikur në pranverën e 13-të nga Shqipëria. Në një anije ushtarake që nisej nga porti i Himarës. Bashkë me prindërit dhe vëllezërit. Bash në kohën kur, një pjesë e mirë e atyre që i kishte pas dhe përballë dje në Parlament, qanin me oi pushtetin e etërve që po humbte në duart e 'vandalëve'.
Në Itali jetoi dhe studioi dhe u kthye këtej në vitin 2005. Me Italishten si gjuhë, kulturë dhe nënshtetësi, por edhe me përvojën dhe një ide që i shndriti. 12 vjet më parë ai hapi biznesin e tij të parë. Sot numëron disa në Shqipëri, Itali dhe Britani, dhe hyn te klasa e kapitalistëve të rinj shqiptarë.
Krejt ndryshe nga i pasuri shqiptar që e ndesh rëndom, dhe po aq e imagjinon, dhe të cilit mund t'ja hamendësosh origjinën e pasurisë, sjelljet e diskutueshme, injorancën sociale, Agron Shehaj është ndërtuar mbi idenë e vet dhe forca e saj i ka prodhuar edhe pasurinë.
Vendimi i tij për t'u futur në politikë nuk ka qenë, as i shpejtë dhe as i lehtë. Ata që e njohin, e dinë se është menduar gjatë, e mezi ka thënë po, në fund. Mund t'ja lexosh ende atë dyshim, herë pas here, kur heshtja e bisedave bëhet hon.
Me intuitën e një sipërmarrësi, e ka ndjerë se do të përballej me poshtërsi të panumërta në rrugëtimin politik. Nuk është se siluetën e tyre nuk e ndeshi gjatë fushatës elektorale. Por 'Irmën e poshtërsive' e takoi pas fjalimit të parë në parlament.
Sapo panë Agron Shehajn, një tufë sharabajkash dhe halldupësh të Kuvendit politik dhe mexhlisit të internetit, papritur zbuluan standardin. Kuptuan se parlamenti i ri, pavarësisht se për katër vjet u popullua nga njerëz të rripit e të pisqollës; pavarësisht se për katër vjet do të ketë në krye njeriun që drejtoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të Enver Hoxhës; papritur, qenka bërë i padurueshëm dhe qesharak me deputetin e ri të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.
Papandehur, skupicat (term i Agron Tufës) e shkimbën neonin e logjikës, kaluan symbylltazi mbi kapituj shkrimesh promocionale për dreqin e të birin, dhe zbuluan standardin e fildishtë politik. Shpallën se në të Agron Shehaj nuk përket. Me këtë zbulesë i vunë vetes edhe spaletat shkëlqimtare të mjeshtrave të shqipes, komunikimit, parlamentarizmit, shkencës politike, e me radhë.
Çfarë kishte vallë të ububushme (term i Kadaresë) në fjalimin e Agron Shehajt? Asgjë tjetër veç NEVERISE. Agroni, me anë të atij fjalimi, guxoi të bënte publike përbuzjen e tij për atë lloj politike dhe atë lloj pushteti që përfaqësohej te ajo shumicë e majtë, që i falej ministrit të fundit të policisë politike të diktaturës, dhe një aleance, tashmë të pranuar nga vetë Rama, me krimin dhe drogën.
Neverinë e ilustroi me një gjë të thjeshtë: Banka angleze i kishte mbyllur llogarinë tri ditë pasi ishte informuar se statusi i tij, nga sipërmarrës italian, ishte shndërruar në politikan shqiptar.
Agroni nuk është i lumtur me këtë veprim të anglezëve. Sepse edhe ai ndjehet i përçmuar. Sepse edhe ai ndjehet shqiptar. Kjo nuk e pengoi ama, që ta bënte publike neverinë e të tjerëve për të dhe për ata që do të ishin bashkëudhëtarët e tij në atë sallë.
Ai nuk po e tundte neverinë si shpatë, por po e hidhte te këmbët e tyre si thirrje për exit, për dalje për ndryshim, për ekzorcizëm.
Shakllabanat (term i Fishtës) nuk e njohin neverinë. Ajo ka fuqinë të strehohet vetëm në shpirtra mbi mesataren.
Dhe, kështu, të paneveritur, të sigurt në fuqinë e shpërfilljes, zhgani i bejlurçinave (term i Konicës) të tranzicionit, aty të pranishëm ngaqë askush nuk ka neveri në këtë vend, u pasua nga cheer leaders-at mediatikë.
Kjo pra është drama me një akt.
E jona.
Edhe pse na e paraqiti, me guximin e një labi dhe sigurinë e një kapitalisti, Agron Shehaj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38