Flash News

KRYESORE

New Europe: Mbështetje e dyshimtë e segmenteve në BE për Edi Ramën

New Europe: Mbështetje e dyshimtë e segmenteve në BE për Edi

Gazeta New Europe sapo ka botuar një artikull që shtjellon Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe krizën politike që ka përfshirë vendin. I titulluar "Saga e Vetingut në Shqipëri vazhdon', gazetarja Beata Stur, arrin në përfundimin se  me një mbështetje të dyshimtë për Kryeministrin shqiptar, ka segmente në BE që shkojnë kundër ideve të Europës që janë ndarja e pushteteve dhe parimet e demokracisë.

Më poshtë një pjesë e shkrimit në shqip dhe në fund të saj origjinali i plotë në anglisht:

...Që nga 22 korriku qeveria duket se po bën gjithçka për të shkurajuar opozitën nga diskutimet dhe pjesëmarrja në implementimin e reformës, duke adoptuar ligje jashtë konsensusit të arritur më parë. Një prej këtyre ligjeve është shpallur, së fundmi, antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, një tjetër përplasje është shfaqur për 'bordin menaxhues' të Bordit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili e detyroi Ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë (nga LSI) të bënte thirrje për një 'reflektim thelbësor' në mënyrë që të riktheheshim 'në rrugën e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së kësaj çështeje'.

Në këtë kontekst, BE duket se po i jep mbështetje të plotë KM Edi Rama, por kjo mbështetje është e dyshimtë, veçanërisht duke ditur përplasjet politike dhe krizën në këtë kontekst elektoral ku gjendet Shqipëria.

Për më tepër, reforma gjyqësore së cilës i mungon konsensusi, me shumë gjasa do të dështojë në zgjidhjen e problemeve ekziituese. Në të kundërt, këto reforma mund t'i institucionalizojnë problemet duke i dhënë Ramës mundësinë që ta shtrijë pushtetin e tij mbi gjyqësorin. Dhe, kjo është në kontradiktë me parimet themelore të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve.

Ajo që habit, është se BE, e cila i mbron këto vlera, ka pranuar që disa segmente brenda institucioneve të saj ta mbështesin këtë skemë.

 

https://www.neweurope.eu/article/albanias-vetting-saga-continues/

 

 

Të fundit