Flash News

KRYESORE

“New York Times”: Kina ka vrarë 20 spiunë të CIA-s

“New York Times”: Kina ka vrarë 20 spiunë të CIA-s

Prestigjozia “New York Times” raporton se Kina ka vrarë apo burgosur 18 deri në 20 spiunë të CIA-s nga 2010 deri më 2012, duke penguar kështu operacionet amerikane të spiunazhit.

Hetuesit mbeten të ndarë në faktin nëse ka pasur një spiun në CIA-s që i ka tradhtuar agjentët apo nëse Kina ka hakuar sistemin e maskuar të komunikimeve të CIA-s.

Kina ka vrarë së paku 12 persona që i kanë ofruar informacion CIA-s që nga viti 2010 deri më 2012, duke “zhveshur” një rrjet, të cilit i janë dashur vite për t’u formuar, ka raportuar gazeta.

Njëri prej tyre ishte qëlluar dhe vrarë përballë një ndërtese qeveritare në Kinë, i kanë thënë gazetës tre zyrtarë.

CIA nuk ka pranuar të komentojë kur është pyetur nga gazeta të shtunën.

Deri më 2013, inteligjenca amerikane kishte dalënë përfundimin se aftësia e Kinës për të identifikuar agjentët e saj ishte dobësuar dhe CIA po provon të rindërtojë rrjetin e saj të spiunazhit atje.

Të fundit