Flash News

KRYESORE

New York-u “kryeqyteti” i coronavirusit, bashkia përdor varret masive për viktimat

New York-u “kryeqyteti” i coronavirusit, bashkia përdor varret

New York-u regjistron më shumë raste të të prekurve me coronavirus se çdo vend tjetër në botë, përfshirë vendet më të goditura evropiane, Italia dhe Spanja.

Pothuajse 160,000 njerëz në New York kanë dalë pozitivë me virusin, krahasuar me 153,000 në Spanjë dhe 143,000 në Itali.

Numri i madh i viktimave është bërë i qartë, me pamjet që po qarkullojnë së fundmi në mediat ndërkombëtare, ku shfaqen arkivolet e rreshtuar në varreza masive në New York.

Numrii i përgjithshëm i vdekjeve në NY ka arritur në mbi 7,000.

Pamjet me dron tregojnë punëtorët që përdorin një shkallë për të zbritur në gropën e madhe, ku ishin vendosur arkivolët.

Imazhet janë marrë në ishullin Hart, jashtë Bronx, i cili është përdorur për më shumë se 150 vjet nga zyrtarët e qytetit si një vend varrosjeje masive për ata që nuk kanë të afërm, ose familje që nuk mund të përballojnë funeralet.

Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio tregoi se në fillim të kësaj jave varrezat publike të qytetit mund të përdoren për varrosje masive gjatë pandemisë.

"Natyrisht vendi që ne kemi përdorur historikisht është ishulli Hart," tha ai.

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në shtetin e Neë York u rrit me 799 të mërkurën.

Por, një tjetër dritë shprese u paralajmërua të enjten pasi parashikimet zyrtare për numrin e të vdekurve në shkallë vendi u ulën.

Të fundit