Flash News

KRYESORE

Nexhmije Pagarusha i kërkoi publikisht një nder, Aurela Gaçe ia plotëson

Nexhmije Pagarusha i kërkoi publikisht një nder, Aurela Gaçe ia
Janë të dyja artistë të mëdha, me vokale potente dhe shumë të dashura për publikun. Vetëm pak ditë pas kërkesës së Nexhmijes për të takuar këngëtaren Aurela Gaçen, këngëtarja nga Vlora i është përgjigjur pozitivisht duke i plotsuar dëshirën të madhes Nexhmije Pagarusha. Malli e shtyu Nexhmije Pagarushën që të bënte një video ku i kërkonte Aurelës që ta takonte. Sigurisht përballë një kërkese të tillë askush nuk do të qëndronte indiferente, e aq më tepër Aurela Gaçe, një njeri me zemër të madhe. Ajo ka shkuar që ta takojë Nexhmijen, dhe një moment kaq të bukur për të e ka ndarë dhe me miqtë e saj në Instagram. "Kerkesa e legjendes u be realitet. Shkova sot ... e perveç faktit qe eshte ikone ne skene e legjende e gjalle e jona mbare Shqiptare, une pata fatin ( jo vetem sot) te marr nga humori i saj aq i holle . Pata fatin te prek sadopak njeriun qe eshte pertej skenes...e di qe eshte pak , por une jam me fat qe e kam kete mundesi . Legjendat nuk lindin perdite. E ne jemi me fat qe akoma e kemi mes nesh e mund ti japim dashurine tone e mirenjohjen per çfare na ka dhene .. Fatmireshisht ajo e ndjen qe ne e Duam kaq shume.  NEXHMIJE PAGARUSHA e paperseritshmja jone", shkruan Aurela krahas fotos.

Të fundit