Neymar dhe Guardiola te Barcelona, presidenti flet më hapur se kurrë!

RUEDA DE PRENSA BARTOMEU

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, do ta mirëpriste rikthimin e Pep Guardiolës në “Camp Nou”, ashtu si edhe atë të brazilianit Neymar. Trajneri katalanas u largua nga Barcelona pasi fitoi gjithçka falë legjendave si Xavi, Iniesta dhe Messi, por për të duket se ende ka vend. Këtë Bartomeu e ka thënë në një intervistë të fundit.

Pep vendosi vetë të largohej. Nuk më takon mua ta komentoj. Për të dyert e Barcelonës janë gjithnjë të hapura”, është shprehur numri 1 i klubit katalanas.

I pyetur për rikthimin e mundshëm të Neymar-it, ai ka theksuar se aspekti ekonomik është arsyeja pse Barcelona nuk ka arritur ta blejë. “PSG pagoi klauzolën e tij dhe ne nuk kishim ç’t’i bënim. Ishte dëshira e tij. Leonardo tha në verë se Neymar ishte në treg, por shifra që kërkonin ishte e papërballueshme”.