Flash News

KRYESORE

Neymar feston ditëlindjen mes lotësh: Si dhuratë dua një kavilje të re

Ylli i ekipit francez PSG, Neymar, feston sot  27 vjetorin e lindjes dhe gjithashtu ka shprehur edhe një dëshirë, thuajse të pamundur.

I veshur me xhaketë të kuqe dhe bluzë e kapele të zezë, braziliani ka mbajtur një fjalim para miqve dhe familjarëve të tij, teksa mbahej tek patericat.

Ai është shprehur se dhurata më e mirë për të do të ishte një "kavilje e re", duke pasur parasysh dëmtimin e tij.

"Ajo që doja për ditëlindje ishte një kavilje e re. Kështu do të mund të isha në fushë duke bërë atë që dua më shum, të luaj futboll", ka thënë Neymar mes lotësh.

Kujtojmë se braziliani dëmtoi këmbën gjatë ndeshjes kundër Strasbourg  në raundin e 16-të të  Kupës së Francës më 23 janar. Ndërkohë,  klubi konfirmoi se ai do qëndrojë të paktën 10 javë jashtë fushe.

Të fundit