Flash News

KRYESORE

Neymar i pakënaqur te PSG, mendon transferimin në Premier League

Neymar i pakënaqur te PSG, mendon transferimin në Premier League

Futbollisti Brazilian, Neymar  po mendon largimin nga ekipi i PSG, pas ofertave të mëdha që i janë bërë nga Real Madrid dhe së fundmi edhe nga ekipi londinez i Manchester United.

Sipas ‘Don Balon’, Neymar është i pakënaqur me situatën e tij te skuadra franceze, pas largimit të tij nga Barcelona që mbush thuajse një vit.

Referuar mediave spanjolle, Real Madrid është skuadra favorite për nënshkrimin e tij, për të pasuar kështu portugezin Cristiano Ronaldo.

Nëse dështon tentativa me Realin, 25-vjeçari mund të transferohet në Premier League, ku po kërkohet nga Manchester United dhe Manchester City.

Aktualisht Neymar por rikuperohet në vilën luksoze në Brazil, pas operacionit të tij në këmbë.

Të fundit