Flash News

KRYESORE

Neymar "infekton" Dortmundin, PSG kap çerekfinalet

Neymar "infekton" Dortmundin, PSG kap çerekfinalet

Dy gola për një përmbysje. Kaq i mjaftuan PSG-së sonte në ndeshjen e kthimit kundër Borussia Dortmund-it, fituar 2-0 në Paris. Edhe pse stadiumi ishte bosh nga Coronavirus, Neymar dhe Juan Bernat ndihmuan skuadrën e tyre për të kaluar në çerekfinalet e Champions League.

Nëse pjesa e parë u mbush me dy golat e fitores së vendësve, e dyta shënoi një sherr ndërmjet Emre Canit me Neymarin. Braziliani u soll tipikisht si gjithmonë gjatë lojës, sidomos kur shënoi golin. Ai festoi si i ktheu Erling Haaland, njeriu i cili i dha fitoren Dortmundit në ndeshjen e parë me dy gola.

Me këtë fitore me përmbysje dhe spektakël, PSG-ja tashmë përfshihet në skuadrat favorite për të fituar Champions League. Skuadrat e tjera nuk kanë bindur. As parisienët nuk janë perfektë, por dinë të shënojnë kur iu duhet goli.

Të fundit