Flash News

KRYESORE

Neymar në karrige me rrota, krahason veten me fizikantin Stephen Hawking

Futbollisti brazilian i PSG, Neymar, pas operacionit të kryer si pasojë e dëmtimit të tij në fushën e lojës, po kalon ditëtet e tij të rikuperimit në një vilë luksoze në Brazil.

Neymar së fundmi e ka krahasuar veten me shkencëtarin Stephen Hawking, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, për faktin se po rri në një karrige me rrota.

Në një postimi në ‘Instagram’, ku Neymar duket në karrigen me rrota dhe këmbën e fashuar, ai ka shoqëruar foton me shprehjen e fizikantit.

“Duhet të jesh pozitiv dhe të marrësh më të mirën nga situata ku ndodhesh. Stephen Hawking”, ka shkruar braziliani.

Mirëpo ky postim, të cilin lojtari i PSG e ka bërë në formë nderimi ndaj fizikantit, publiku e ka marrë si një turp dhe një krahasim të papërshtatshëm.

 

Të fundit