Flash News

KRYESORE

Neymar padit Barcelonën, krisje përfundimtare mes palëve!

Neymar padit Barcelonën, krisje përfundimtare mes palëve!

Nuk ka paqe ndërmjet Neymarit dhe Barcelonës. Ylli brazilian ka paditur për të 3 herë ish-skuadrën e tij me akuzën e një borxhi të akumuluar prej 6 milionë eurosh. Lojtari i PSG-së dorëzoi çështjen në gjykatë dhe palët duket se do të përballen sërish.

Ney pretendon se Barça i ka borxh 6 milion euro. Atij nuk i është dhënë një shifër e tillë e fituar nga bonuset dhe rinovimi i kontratës, gjithmonë sipas pretendimet të lojtarit.

Drejtuesit e Barcelonës nga krahu tjetër nuk e pranojnë diçka të tillë dhe nuk duan të paguajnë. Largimi i Neymarit nga skuadra spanjolle ndodhi me sherr, por momentalisht dëshira dypalëshe është që palët të ribashkohen.

Të fundit