Flash News

KRYESORE

Neymar paguhet 375.000 euro, vëtëm për të përshëndetur me tifozët

Neymar paguhet 375.000 euro, vëtëm për të

Televizioni publik kombëtar i Francës, “France 2”, ka zbuluar disa marrëveshje mes ekipit të PSG-së dhe lojtarëve të tij, kontrata të cilat i kanë habitur të gjithë.

Njëra prej këtyre marrëveshjeve  ishte fakti që klubi parisien u paguante futbollistëve shuma të mëdha parash, vetëm që ata të përshëndesnin tifozët, pas çdo ndeshjeje në shtëpi.

Sipas “France 2” Neymar merr 375 mijë euro bonus nëse e respekton këtë politikë të klubit, ndërsa bashkëkombësi i tij Thiago Silva merr 33 mijë euro.

PSG-ja reagoi ndaj këtij lajmi duke thënë se politika e tyre është më e gjerë se thjesht përshëndetja me tifozët, duke insistuar se përpikëria në orar, respekti ndaj gazetarëve dhe reporterëve dhe mos vënia e basteve në ndeshjet ku luan PSG-ja bëjnë pjesë të kësaj marrëveshje.

Të fundit