Flash News

KRYESORE

Neymar tërbon PSG, braktis ekipin për një... sfilatë mode!

Neymar tërbon PSG, braktis ekipin për një... sfilatë mode!

Neymar rikthehet sërish në skenë, por jo për aftësitë e tij në fushën e lojës. Braziliani është i dëmtuar, ndërsa sjelljet e mira duket se i ka lënë pas, pasi po habitet më shumë me aktivitete jashtë fushës së blertë.

Drejtuesit janë të shqetësuar para ndeshjes me Dortmundin, ku trajneri Tuchel konfirmoi prezencën e tij, pasi lojtari duket se nuk e ka mendjen te rikuperimi. Ai ka bërë një tjetër lëvizje të papritur.

Sulmuesi ka lënë Parisin duke udhëtuar blic për në Gjermani. Ylli ka marrë pjesë në një event mode të Peek&Cloppenburg. U mendua se lojtari do të përkushtohej te futbolli, por nuk është e thënë të ndodhë ashtu.

Të fundit