Flash News

KRYESORE

Neymar trondit futbollin, transferohet për 222 milionë euro te PSG

Neymar trondit futbollin, transferohet për 222 milionë euro te PSG

Ajo që deri para pak kohësh mund të konsiderohej një çmenduri, po kthehet në një realitet. Një bombë e vërtetë e merkatosë së verës së futbollistëve. Në qendër të vëmendjes është Neymar. Braziliani pasi ka përfunduar turneun amerikan me Barcelonën, ka udhëtuar drejt Katarit ku mendohet se ka kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën e re me PSG-në, ku do përfitojë 30 milionë euro në vit, përfshi këtu reklamat.

Po ashtu atje, Neymar ka arritur marrëveshjen me klub Katarin, një kompani që do merret me imazhin e botërorit në Katar të vitit 2022, ku Neymar do të jetë imazhi dhe prej së cilës do të përfitojë 300 milionë euro të tjera, nga ku 222 milionë euro do të shërbejnë për të prishur kontratën me Barcelonën.

Pra, një marrëveshje  me mjaft prapaskena e cila tashmë po hetohet dhe nga UEFA dhe Federata Spanjolle e Futbollit, së bashku me autoritetet e të kontrollit ekonomik në gadishullin Iberik, të cila po e ndjekin me mjaft vëmendjen, pasi siç mësohet tratativa mund të dështojë, pasi Spanja (Policia financiare atje) nuk do lejonte mbërritjen e një shumë kaq të mëdha parash të paguara nga një individ. Gjithsesi, nga fjalët le të kalojmë tek veprat. Neymar sot ka lënë qendrën stërvitore ‘Tito Vilanova’ për tu nisur drejt Parisit, për të nisur aventurën e re me PSG. Për Neymar gjithçka është zyrtare, ndërsa tashmë pritet që ky zyrtarizim të formalizohet përmes dokumentëve dhe mes PSG e Barcelonës.

Të fundit