Flash News

KRYESORE

"Nga 1.1 miliard euro borxh, sa u ke dhënë shqiptarëve?"; Sejamini përplaset ashpër me Denaj

"Nga 1.1 miliard euro borxh, sa u ke dhënë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj është përplasur ashpër me analistin Neritan Sejamini në studion e emisionit “Open”, referuar borxhit publik të marrë gjatë perjudhës së koronavirus.

Gjithçka nisi në momentin kur analisti, teksa i përmendi shifrën e lartë të borxhit të marrë nga qeveria shqiptare, i kërkoi ministres llogari për shpërndarjen që është bërë nga ajo shumë lekësh ndaj shqiptarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie.

Pjesë nga debati:

Sejamini: Keni marrë 1.1 miliard euro borxh, sa u ke dhënë shqiptarëve.

Denaj: Ti po e thua sikur i morëm vetëm një muaj. Borxhi është marrë për të gjithë vitin.

Sejamini: E dinë këtë shqiptarët. Keni marrë 1.1 miliard borxh në emër të shqiptarëve për të gjithë vitin dhe keni dhënë vetëm 100 mijë euro qytetarëve.

Denaj: Nuk kanë shkuar në shtëpinë e askujt. Borxhi do të shërbejë për rimëkëmbje.

Sejamini: Çfarë rimkëmbjeje. Është prekur turizmi, tansporti.

Denaj: Më vjen keq që keqinformoni. Unë paketat i kam dhënë, ja ku i ke.

Të fundit