Flash News

KRYESORE

Nga 1 janari rritet çmimi i ujit në Tiranë

Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë sot ka miratuar çmimet e reja për Bashkinë Tiranë.  Me vendimin e ri, çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 44 %.

Me tarifat e reja, të cilat hyjnë në fuqi në datën 1 janar 2018, uji i pijshëm rritet nga 45 lekë për m3, në 65 lekë/m3.

Çmimi i ujit për bizneset aktualisht është 135 lekë, por që nga janari do të jetë 155 lekë/m3.

 Për klientët publik çmimi i ujit do të bëhet 140 lekë/m3; për prodhuesit e pijeve dhe pishinat do të jetë me 170 lekë/m3 dhe për furrat e bukës çmimi 95 lekë/m3, me shumicë 12 lekë/m3.

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 14 dhe 21, të ligjit nr. 8102 datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 39, datë 09.12.2015 “Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 09.12 2015

“Për miratimin e dokumentacionit mbështetës për miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 41, datë 09.12. 2015 “Për miratimin e procesit të miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura” dhe vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 42, datë 09.12.2015 “Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, Komisioni Kombëtar Rregullator,

VENDOSI:

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit