All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nga 1 korriku reduktohen tarifat 'roaming' me Kosovën

Nga 1 korriku reduktohen tarifat 'roaming' me Kosovën
All - Paragraf - 1

Nga data 1 korrik, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të fillojnë të flasin në celular me tarifa më të lira roaming-u, kur ndodhen në shtetet respektive, dhe duke filluar nga korriku i vitit 2020 ose 2021 tarifat do të hiqen.

All - Paragraf - 3

Në lidhje me bazën ligjore të rregullimit të tarifave ‘roaming’ marrëveshja parashikon që brenda datës 30 mars të dy vendet të kenë marra masa për miratim të çdo ndryshimi ligjor për komunikimet elektronike që të mundësojë zbatimin e marrëveshjes nga rregullatorët e dy vendeve (AKEP për Shqipërinë dhe ARKEP për Kosovën).

Të dhënat tregojnë për një rritje shumë të madhe të përdorimit të roamingut nga qytetarët e Kosovës në Shqipëri, sidomos për internet. Ndërsa përdorimi i minutave midis dy vendeve është i balancuar, përdorimi i SMS-eve dhe internetit ka ndryshime të mëdha. Në vitin 2017 qytetarët e Kosovës përdorën 3 herë më shumë SMS dhe 31 herë më shumë data (internet) gjatë roamigut në Shqipëri, se sa qytetarët e Shqipërisë gjatë roamingut në Kosovë.

Të fundit