Flash News

KRYESORE

Nga 1 marsi ndryshon testi teorik për marrjen e patentës

Nga 1 marsi do të ndryshojë testi teorik për marrjen e patentave të kategorive, A1, A2, B1, B2 . Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ripunuar pyetjet që aplikojnë në testimin teorik të kandidatëve. Megjithatë deri më 28 shkurt testet do të zhvillohen sipas pyetjeve të vjetra. Testet e reja do të zbatohen sipas të njëjtin udhëzimi të miratuar nga ministria përgjegjëse për transportin në prill të vitit 2016, shkruan Monitor.

Pyetjet e reja mund të aksesohen për secilën kategori të klasifikuar në faqen e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (http://www.dpshtrr.gov.al/component/content/article/36-njoftime/392-publikimi-i-pyetsorit-te-ripunuar-per-lejedrejtimi-te-kategorise-a1-a2-a-b1-dhe-b-2018) dhe janë të ndara në 25 tema ashtu sikurse sanksionohet në udhëzimin e ministrisë.

Kandidati sipas udhëzimit ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provës së teorisë duke filluar nga data e përfundimit të programit përgatitor të teorisë Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të lejes dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara.

Çdo kandidat ka të drejtë të japë deri në pesë herë provimin e teorisë jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin brenda 6 muajve apo pas pesë herë paraqitje në provimin e teorisë atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejes.

Të gjitha autoshkollat në rastet e ndryshimeve njofton 30 ditë para çka do të thotë se nga ana e DPSHTRR tashmë kjo është ezauruar si pikë. Në gjithë pyetjet teorike 50 për qind e tyre janë pohime të vërteta dhe pjesa tjetër pohime të gabuara,.

Të fundit