Flash News

KRYESORE

Nga 15 qershori rinisin fluturimet me Greqinë, ministria: Para udhëtimit, informohuni mbi protokollet e sigurisë

Nga 15 qershori rinisin fluturimet me Greqinë, ministria: Para

Nga data 15 qershor, pritet të rinisin fluturimet nga aeroporti i Rinasit me shtetin grek dhe anasjelltas. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila njofton udhëtarët se para çdo fluturimi pasagjerët duhet të mirë-informohen mbi protokollet e sigurisë në sajë të masave anti-covid.

“Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve.

U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”, sqaron MIE.

Të fundit