Flash News

KRYESORE

Nga 21 të shkarkuarit në administratë, 13 janë nga LSI

Nga 21 të shkarkuarit në administratë, 13 janë nga LSI

21 punonjës të administratës janë shkarkuar nga detyra për shkak të përfshirjes së tyre në fushatë elektorale dhe po kaq kallzime janë depozituar në Prokurori.

Numri më i madh i largimeve nga detyra i përket Levizjes Socialiste për Integrim, ku në total deri tani numëron 13 nga të shkarkuarit, ndërsa 8 i përkasin Partisë Socialiste.

Por ndërsa Prokuroria ka nisur verifikimin me kërkesë të institucioneve, ka ardhur edhe reagimi i vetë të shkarkuarve. Ka qenë fillimisht Drejtori i Postës Majlind Lazimi që është përgjigjur me një kundërpadi në Prokurori ndaj Ministres së Ekonomisë Milva Ikonomi, ndërsa paralelisht ka dërguar një padi edhe në Gjykatën Administrative.

Ndërkohë policia ka shpërndarë një urdhër për forcat operacionale për vëzhgimin apo dhe xhirimin e të gjithë personave që kryejnë funksione publike të cilët shkelin ligjin.

Burime nga policia thanë se administrata do të monitorohet dhe nga kjo njësi për raste ku funksionarë publikë përdorin postin e tyre për veprimtari politike apo dhe zgjedhore.

Të fundit