Flash News

KRYESORE

Nga Bjeshkët e Namuna, Rama u thotë “Mirëmëngjes” shqiptarëve

Nga Bjeshkët e Namuna, Rama u thotë

Edhe pse dy ditë më parë Shqipëria u rendit në vendin e fundit nga një klasifikim ndërkombëtar për turizmin dhe ujërat e ndotura të detit, kryeministri Edi Rama vazhdon ritualin e tij, pa u shqetësuar për fjalët, raportet kombëtare e ndërkombëtare apo ankesat për turizmin në Shqipëri. Ai edhe sot ka zgjedhur t’u urojë mirëmëngjesin ndjekësve të tij në rrjetet sociale me reportazhin e  tre ditëve më parë të Financial Times mbi rrugëtimin në “Bjeshkët e Namuna”. Rama beson më shumë të huajt, ata që e lavdërojnë dhe jo të huajt, ata që ankohen se u janë shkatërruar pushimet në Shqipëri, se janë ndeshur me plazhe e ujëra të pista, me infrastrukturë të dobët, me kërcënime e vjedhje, deri edhe në vrasje. Por Ramës aq i bën, mjafton që dikush ta lëvdojë dhe me një reprotazh apo shkrim të tillë ai shtyn gjithë verën...

Autori i këtij shkrimi ka shkelur vetë në çdo centimetër të vargmaleve misterioze të Kosovës.

Martin Fletcher nder reshta duket i mrekulluar me natyrën dhe jetën e kësaj zone, ku ndër të tjera shkruan se edhe jeta baritore ka mbetur e pandryshuar, pavarësisht trazirave politike që kanë zgjatur me dekada e numrit të madh e gjithnjë në rritje të vizitorëve.

Në tregimin e tij narativm, ku pothuajse në çdo reshta e pamje lexohet admirim dhe emocion Martin Fletcher shkruan se me dhimbje në këmbë dhe mushkëritë që po shpërthenin u ndalëm në majën e shkëmbit të malit Gjeravica, malit më të lartë të Kosovës.

“Ishte një përpjekje që ia vlejti” thotë ai, nga pikëpamja jonë prej 8714 metrave ne pamë disa prej pejsazheve më të egra më mahnitëse dhe më së paku të paprekura që kanë mbetur në Europë. Nën qiellin e kaltër dhe me ajër të pastër ne admironim majat e maleve dhe luginat e gjelbëra dhe të pacënuara që shtriheshin në çdo drejtim.

 

Të fundit