Nga Budapesti te plazhet e Brazilit, pamje me dron të qyteteve të boshatisura prej pandemisë ‘corona’

Tashmë e gjithë bota po përballet prej javësh me pandeminë ‘Covid-19’.

Masa më e mirë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit është qëndrimi në shtëpi.

Euronews sjell pamjet me dron nga disa prej qyteteve në botë, ku duken qartazi rrugët e boshatisuar nga banorët dhe automjetet, që zakonisht i dominojnë ditë-natë.
Pamjet me dron tregojnë Budapestin, Lisbonën, Rio de Janeiro, Vilnius dhe Stamboll ashtu siç nuk i keni parë kurrë më parë .