Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Nga bukuria tek shëndeti, të gjitha përfitimet që merren nga argjila jeshile
Argjila jeshile e ventiluar është njëlloj balte që përdoret për qëllime terapeutike dhe kozmetike. Quhet e ventiluar sepse është tharë në diell dhe jo në furrë.
Gjithashtu bashkëveprimi me diellin garanton një shkëmbim jonik, duke i lejuar të përdoret si një medikament natyral për çrregullime të ndryshme psiko-fizike. Një tjetër karakteristikë kryesore e argjilës së gjelbër të ventiluar është fakti se mund të absorbojë mikrobet, bakteret dhe toksina të tjera të metabolizmit tonë.
Falë grimcave shumë të vogla, argjila e gjelbër e ventiluar mund të ketë një përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Me përdorim të brendshëm nënkuptojmë mundësinë e të marrit të kësaj substance nga goja duke e tretur në ujë.
Argjila e gjelbër që pihet nuk është e njëjta me atë për përdorim kozmetik. Prandaj është e nevojshme të sigurohemi mirë për llojin që po marrim.
Përdorimi i jashtëm i argjilës jeshile të ventiluar vjen përmes përdorimit në formë kremi që mund të përftohet duke e përzier me ujë dhe pak vaj ulliri apo dy pika limoni. Ky produkt jep rezultate fantastike ne luftën kundër celulitit, akneve, në kurën ndaj psoriasis, dermatitit atopik dhe seborroik, ekzemës dhe hemorroideve.
Gjithashtu me kremin e përgatitur me argjilë, mund të tampononi edhe flokët, nëse janë shumë të yndyrshëm, ose të shpëlani dhëmbët dhe gojën për një efekt higjienizues.