Flash News

KRYESORE

Nga burgu në QSUT, ndërron jetë i dënuari me 25 vite për vrasje

Nga burgu në QSUT, ndërron jetë i dënuari me 25 vite

U raportua më herët se në qendrën spitalore 'Nënë Tereza' ka ndërruar jetë një person. Policia bën me dije sot se personi që ka vdekur është Servet Dervishi, i dënuar me 25 vite për vrasje.

Mësohet se për shkaqe natyrale, ka ndërruar jetë në spital Servet Dervishi, 76 vjeç, i cili ishte transferuar nga Burgu i Zaharisë së Krujës paraditen e së martës, pasi kishte shfaqur probleme kardiake.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se viktima ishte dënuar me 25 vjet burg për një vrasje me paramendim të kryer në Tepelenë, vite më parë.

Mjekët Ligjorë kanë kryer autopsinë e 76-vjeçarit dhe nga raporti paraprak dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkak të problemeve kardiake. Viktima kishte pasur probleme vitet e fundit dhe merrte mjekim për tensionin e lartë dhe zemrën.

 

Të fundit