Flash News

KRYESORE

Nga Dako te Sako, kush është drejtoresha e Tatimeve që garon nën siglën e PS për bashkinë e Durrësit                

Nga Dako te Sako, kush është drejtoresha e Tatimeve që garon

Nesër, kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama, pritet të shpallë listat e kandidatëve për kryetarë bashkie në 61 bashkitë e vendit.

Ndonëse disa prej tyre janë konfirmuar prej muajsh, të tjerë emra final pritet të zbardhen, pak para çeljes zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 30 qershor.

Mësohet se një prej tyre është Valbona Sako, e cila sipas Report TV pritet të marrë besimin e kryeministrit Edi Rama, për të të kandiduar për Bashkinë e Durrësit. Aktualisht ajo mban postin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës.

Bashkia e Durrësit drejtohet prej 12 vitesh nga Vangjush Dako,i cili me sa duket nuk do të kandidohet më nga socialistët pasi vetë ata propozuan pak muaj më parë kërkesën që pengon kandidimin e kryebashkiakëve me më shumë se tre mandate.

Të fundit