Flash News

KRYESORE

“Nga daullet e rindërtimit e lufta e KÇK, te filmat me metrazh të shkurtër”, Patozi: Pse duhet marrë me qetësi edhe ky vit

“Nga daullet e rindërtimit e lufta e KÇK, te filmat me metrazh

Astrit Patozi nga Bindja Demokratike ka komentuar dy anët e paraqitura nga qeveria dhe opozita për situatën në vend.

Duke komentuar premtimet për rindërtimin pas tërmetin, apo nismën anti-KÇK nga qeveria, si dhe nga ana tjetër premtime për zgjedhje të parakohshme nga opozita jashtëparlamentare, që sipas tij vetëm në çastin e fundit nuk hapen, Patozi apelon shqiptarët se pse edhe ky vit duhet marrë me qetësi.

“Duhet marrë me qetësi ky vit, se është shumë shpejt për t’u mërzitur. Për ata që gënjehen lehtë është e sigurt se do të jetë i mbushur me ngjarje dhe dukuri të rralla dhe të jashtëzakonshme.

Nga njëra anë do të gjëmojnë daullet e rindërtimit prej tërmetit dhe topat e luftës me KÇK-në, ndërsa nga ana tjetër do të bombardoheni me filma me metrazh të shkurtër, videoklipe, por sidomos me premtime për zgjedhje të parakohshme, të cilat janë gjithmonë te pragu i derës, që vetëm në çastin e fundit nuk hapet.

Madje edhe bandat do të bëjnë sikur janë trembur dhe janë strukur nga kjo goditje e pamëshirshme e shtetit prej kartoni, sepse edhe ato e dinë se fushatat mbarojnë shpejt.

Dalëngadalë do të harrohen arsyet që sollën atë paqe të papritur dhe mbi të gjitha kushtet e shenjta të Bundestagut, që dy javë më parë shërbenin si flamur për të udhëhequr tufat e armiqve të qeverisë.

Të gjithë janë në rolin e tyre për të na marrë vëmendjen që të mos kuptohet se i vetmi vendim që kanë marrë është mosndryshimi i statuskuosë. Sikur e kam para syve 15 marsin e kuartetit të famshëm të Këshillit Politik, që do të prodhojë asgjënë e parë. Dhe pastaj do të kërkohet të blihet një kohë tjetër, e kështu me radhë deri në fund.

Dalëngadalë do të biem në vitin tjetër me të njëjtat halle dhe me të njëjtët cuba, që i hakërrehen njëri-tjetrit, për faje dhe krime të përbashkëta, gjithmonë duke u ankuar se për të ndryshuar diçka në rendin e punëve në Shqipëri nuk ka asnjëherë kohë”, shkruan Patozi.

Të fundit