Flash News

KRYESORE

Nga Dinamo te titulli nënkampion Bote, trajneri Daliç i kërkon falje popullit kroat

Nga Dinamo te titulli nënkampion Bote, trajneri Daliç i kërkon

Trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç është krenar për suksesine ekipit, por nga ana tjetër ka kërkuar falje duke theksuar se mund të bënim më shumë për të fituar trofeun.

Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës në sezonin 2008-2009 nuk la ka kritikuar edhe arbitrin argjentinas, Nestor Pitana për penalltinë që akordoi në minutën e 38-të, e cila u kthye në gol nga mesfushori Grizhman.

“Fillimisht dua të uroj Francën për këtë titull. Për ne mund të them se kemi luajtur një ndeshje të madhe, por u penalizuam nga ajo penallti. Pavarësisht kësaj humbje, duhet të jemi krenarë për gjithçka që kemi bërë deri tani. Ne kemi arritur suksesin më të madh në futbollin kroat, por na ka mbetur diçka peng dhe kërkoj falje pasi ne mund të bënim një tjetër hap më shumë. Nuk është se Franca na surprizoi, pësuam dy gola të lehtë të cilëve u shtohen një autogol dhe një penallti”, tha i mërzitur Zlatko Daliç.

Foto/ Atlete të bardha dhe bluzë portokalli; ishte koha kur i panjohuri Daliç drejtonte Dinamon

Të fundit