Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Nga dy emsione të ndryshme, Rama dhe Meta i mbyllin derën njëri-tjetrit: Jo më në një qeveri
Kryeministri Edi Rama për herë të parë në mënyrë të qartë ka mohuar një koalicion me LSI-në pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Në emisionin “Dritare”, Rama tha se LSI s’do jetë më në pushtet pavarësisht se si ndërtohet qeveria.
“I them mbeshtetesve te LSI të ndërrojnë qasje se LSI s’do jetë më në pushtet, s’do ketë më vend në cfarëdo lloj forme do të ndërtohet qeveria e Shqiperise”, deklaroi Rama.
Pak minuta më pas, nga emisioni “Opinion”, Ilir Meta njoftoi se i ka mbyllur derën Ramës, por jo socialistëve.
“Me Ramën e kemi mbyllur, por dyert e socialistëve janë të hapura për koalicion”, tha ish-kreu i LSI.