Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Nga Franca, Italia dhe deri te Shqipëria, Koreja e Veriut; këto janë shtetet që sfiduan Trump në Kongresin e FIFA, Rusia i doli në krah
“SHBA, ka ndërtuar një kandidaturë të fortë bashkë me Kanadanë dhe Meksikën për botërorin e 2026. Do të ishte një mekat që kombet të cilat ne i mbështesim rregullisht të vendosnin të bashkohen kundër kandidaturës tonë. Përse në duhet të mbështesim ende këto kombe kur ata nuk janë nga ana jonë (përfshi ato në OKB)?”
Ky ishte reagimi që presidenti Donald Trump bëri në fund të muajit prill, me të cilin i dha mbështetje kandidaturës së shtetit të tij për të organizuar Kupën e Botës të vitit 2026-të. Amerika e Veriut kishte përballë në garë shtetin afrikan të Marokut.
E mesa duket, presioni i Trump ka dhënë efekt pasi shihet si një prej ndikuesve në fitoren e kandidaturës së amerikanëve.
Por në Kongresin e FIFA-s, të organizuar këtë të mërkurë në Moskë, shumë aleatë e sfiduan presidentin Trump. Një prej tyre ishte Shqipëria, por edhe shtete të tjera të fuqishme evropiane si Franca, Italia dhe Holanda. Shtete që votuan gjithashtu në favor të Marokut dhe kundër SHBA-së ishin: Brazili, Kina, Koreja e Veriut, Serbia, Sllovakia, Estonia, Turqia dhe pjesa më e madhe e shteteve afrikane.
Ajo që bëri gjithashtu përshtypje është se Rusia ka votuar në favor të SHBA-së në Kongres. Sa i përket shteteve të rajonit, përveç Serbisë, të gjithë mbështetën kandidaturën e amerikanëve, të cilët triumfuan me 134 vota, ndërsa Maroku mori vetëm 65 të tilla.
Meksika thyen rekordin me ‘Botërorin 2026’, por eventi do i përkasë plotësisht amerikanëve
Shtetet që votuan për Marokun në FIFA:
Shqipëria (Europë)
Algjeria (Afrikë)
Angola (Afrikë)
Bjellorusia (Europë)
Belgjika (Europë)
Brazili (Amerika e Jugut)
Brunei (Afrikë)
Burkina Faso (Afrikë)
Burundi (Afrikë)
Kameruni (Afrikë)
Republika e Afrikës Qendrore (Afrikë)
Çadi (Afrikë)
Kina (Azia)
Taipei (Azia)
Komoros (Afrikë)
Kongo (Afrikë)
Republika Demokratike e Kongos (Afrikë)
Bregu i Fildishtë (Afrikë)
Xhibuti (Afrikë)
Egjipti (Afrikë)
Guinea Ekuatoriale (Afrikë)
Eritrea (Afrikë)
Estonia (Europë)
Etiopia (Afrikë)
Franca (Europë)
Gabon (Afrikë)
Gambia (Afrikë)
Guinea Bissau (Afrikë)
Maroku (Afrikë)
Kazakistani (Azia)
Kenia (Afrikë)
Koreja e Veriut (Azia)
Libia (Afrikë)
Luksemburgu (Europë)
Makau (Azia)
Madakaskari (Afrikë)
Malavi (Afrikë)
Mali (Afrikë)
Mauritania (Afrikë)
Mauritius (Afrikë)
Holanda (Europë)
Niger (Afrikë)
Nigeria (Afrikë)
Oman (Azia)
Palestina (Azia)
Katari (Azia)
Ruanda (Afrikë)
Sao Tome (Afrikë)
Senegal (Afrikë)
Serbia (Europë)
Sejshelle (Afrikë)
Sllovakia (Europë)
Somalia (Afrikë)
Sudani i Jugut (Afrikë)
Sudani (Afrikë)
Suazilandi (Afrikë)
Siria (Azia)
Taxhikistani (Azia)
Tanzania (Afrikë)
Togo (Afrikë)
Tunizia (Afrikë)
Turqia (Europë)
Uganda (Afrikë)
Jemeni (Azia)
Zambia (Afrikë)