Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Nga gjyqet për pronat tek shitja e makinës, detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në Fier
Janë zbardhur detaje të reja sa i takon shpërthimit me eksploziv të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ku mbeti i plagosur shtetasi Ervin Memo, 38-vjeç. Sipas asaj që raporton Balkanweb, se familja e 38-vjeçarit ka qenë pale në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në qytetin e Fierit, një nga pistat ku po heton edhe policia.
Ndërkohë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth nuk është pikasur asnjë person i dyshimtë që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivit. Kjo ka ngritur dyshime se shpërthimi ka qenë i telekomanduar pasi makina ishte parkuar dhe 38-vjeçari e kishte nxjerrë në shitje. Memo ndonëse nuk e përdorte makinën, e ndizte atë dy tre herë në ditë për të evituar defektet.
Mendohet se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Ervin Memo ka bërë po të njëjtën gjë, por mjeti ka shpërthyer bashkë me të brenda. 38-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ka dëmtime në nofullën e djathtë dhe copa xhami në pjesën më të madhe të trupit. Ndërkohë, policia po vijon me mbledhjen e provave dhe zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.