Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Greqia në Shqipëri, pas vrasjes së prindërve tre marokenë kërkojnë azil në vendin tonë
Një raport i shkurtër i Policisë Kufitare të Gjirokastër njofton se në mesin e korrikut se në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, nga shërbimet e kufirit u kapën tre adoleshentë nga Maroku të moshës 16-17 vjeç.
“Në pamundësi të shërbimit social, intervistimi i tyre do të bëhet një ditë më vonë,” thuhej në njoftimin e policisë.
Raportime të tilla kanë nisur të shtohen në pikat e kufirit që lidhin Shqipërinë me Greqinë, vendi nga hyjnë më shumë refugjatë në Shqipëri. Një ditë pas bllokimit të të miturve, policia shqiptare ndaloi në afërsi të Kakavijës edhe tre shetas të tjerë, dy afganë dhe një nga Siria.
“Nga të dhënat e shërbimeve kufitare shqiptare numri i refugjatëve të bllokuar në territorin shqiptar (Gjirokastër) për gjashtë muajt e parë të këtij viti është rreth 50,” tha zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Oltiana Nano.
Nano shtoi se ishte rritur numri i atyre që pasi ndaloheshin, kërkonin azil në Shqipëri si në rastin e tre adoleshentëve nga Maroku, të cilët ishin larguar nga një kamp në Selanik ku kishin qëndruar për tre muaj për shkak të vështirësive që kishin hasur atje.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2016 numri i refugjatëve azilkërkues në Shqipëri u rrit në rreth 200 nga 106 persona në vitin 2015.
Dy vëllezërit nga Maroku i thanë punonjësit të shërbimit social shqiptar se e kishin lënë vendin e tyre pasi prindërit ua vranë. Ata po ashtu kanë rrëfyer se hynë në Greqi nga kufiri turk dhe u vendosën nga policia greke në një kamp në Selanik. Të tre arritën të realizonin regjistrimin duke marrë edhe Kartën e Regjistrimit të Përkohshëm nga autoritete greke [kjo kartë u mundëson refugjatëve në Greqi qëndrimin dhe trajtimin e përkohshëm me ushqime dhe veshëmbathje].
Por dy vëllezërit dhe shoku i tyre thanë gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet shqiptare se ishin detyruar ta lënë kampin pasi “kishin vështirësi të mbijetonin aty”.
Sipas zyrtarëve shqiptarë të kufirit, incidentet në kampet e mbipopulluara të refugjatëve në Greqi dhe dëshira për të kaluar më në Veri të Europës janë arsyet e udhëtimit drejt Shqipërisë. Një zyrtar i tha BIRN se “edhe pse nuk përjashtoheshin rrjetet e trafikut, në të shumtën e rasteve refugjatët kanë dëshmuar (para autoriteteve shqiptare) se janë larguar ose kur kampet janë mbyllur ose kur ka pasur trazira në to”.
Vetëm pak kohë më parë, një organizatë greke publikoi një raport për incidentet me refugjatët që ndodhen aktualisht në Greqi. Sipas Rrjetit të Regjistrimit të Dhunës dhe Racizmit në Greqi, gjatë periudhës janar-dhjetor 2016 u shënuan 95 incidente të dhunës raciste me më shumë se 130 viktima.
“Në 31 incidente, emigrantët ose refugjatët u vunë në shënjestër për shkak të origjinës së tyre kombëtare, etnike, fesë apo ngjyrës dhe në një incident u përfshi stafi i organizatave humanitare dhe ndërtesa që synonin të strehonin refugjatët,” thuhet në raport.
Ndërkohë që sipas vlerësimeve policore, disa nga refugjatët kryesisht nga Siria dhe Afganistani kërkojnë formalisht azil në Shqipëri në mënyrë që të mos rikthehen menjëherë në Greqi, me shpresë se më pas mund vijojnë rrugën për në vende të tjera.
Në shtator të vitit të shkuar, 21 refugjatë sirianë u larguan nga një qendër në periferi të Tiranës, ndërsa ishin në pritje të kryerjes së praktikave për azil në Shqipëri. Pak ditë më vonë, policia shqiptare bllokoi një pjesë të tyre teksa udhëtonin nga territori shqiptar për në Kosovë. Policia arrestoi katër shqiptarë të cilët dyshohet se po i ndihmonin ata të udhëtonin drejt vendit fqinj në këmbim të pagesave financiare.
Vëllezërit marokenë rrëfyen se kishin marrë autobusin e udhëtareve nga Selaniku në Janinë dhe më pas një tjetër autobus për në pikën kufitare të Kakavijës. Në fshatin e parë shqiptar buzë kufirit ata u ndaluan nga shërbimi policor shqiptar. Veshur me bluza të lehta, atlete gri dhe pantallona të shkurtra tre të miturit duket se kishin rënë në sytë e banorëve të zonës që kishin njoftuar policinë.
Pas gati 24 orësh qëndrimi në tokën shqiptare, dy vëllezërit dhe shoku i tyre nga Maroku kanë firmosur kërkesën e azilit që u jep mbrojtjen e shtetit shqiptar.
Pas trajtimit 72 orësh nga shërbimet kufitare në Gjirokastër tre të miturit do të trajtohen nga Qendra e Azilantëve në Babrru të Tiranës. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Oltiana Nano tha se refugjatët pasi bllokohen në zonat kufitare shoqërohen në pikën e posaçme që është ngritur në Kakavijë.
“Në këtë pikë refugjatët intervisohen me përkthyes në gjuhën amtare dhe më pas pyeten nëse kërkojnë azil apo rikthimin vullnetar në Greqi,” tha Nano.
Zëdhënësja e Drejtorisë së policisë së Gjirokastrës thotë se ata refugjatë që zgjedhin azilin dërgohen në një qendër tjetër që është sapo është ngritur pranë Drejtorisë së Kufirit në Gjirokastër nga Organizata “IOM”. Po ashtu zyra e UNCHR-së në Gjirokastër dhe organizata “Caritas” ofrojnë për çdo rast mbështetje për veshmbathje dhe ushqime për 72 orë, dhe në raste të nevojshme edhe ndihmë shëndetësore.
Duke parashikuar një rritje të numrit të refugjatëve, misioni i UNCHR-së në Shqipëri hapi vitin e shkuar një zyrë në Gjirokastër, ndërsa Organizata IOM krijoi një qendër pritjeje me rreth 60 vende për trajtimin e refugjatëve. Organizatat bashkëpunojnë dhe me Caritas në ofrimin e shërbimeve për refugjatët që bllokohen në kufi, duke përmirësuar situatën e viteve të mëparshme./Birn/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38