Flash News

KRYESORE

Nga heqja e kasave te ndalimi i inspektorëve, eksperti i PD publikon videon: Si Edi Rama kopjon programin e PD

Nga heqja e kasave te ndalimi i inspektorëve, eksperti i PD publikon

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti publikon një video, përmes së cilës akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kopjuar keq planin e Partisë Demokratike për ekonominë.

Sipas Telitit, kur Rama erdhi në pushtet, fillimisht iu vërsul biznesit të vogël, duke çuar drejt falimentit dhjetëra e mijëra biznese, por shqiptarët sipas tij nuk e harrojnë kush është “xhelati” i sipërmarrjeve të vogla.

“Iku kasa bashkë me inspektorët!

Po për çfarë do i duhen tani kasat e tenderuara?

Thjesht për të mbush xhepat me vjedhjen e radhës! Sa për biznesin e vogël, atë e ka shkatërruar totalisht!

KUJDES! Kjo është fytyra e gënjeshtarit kronik!

Ky është ai që për 7 vjet ka shkelur mbi mundin dhe djersën e shqiptarëve të ndershëm që punojnë çdo ditë.

Koha ta largojmë të keqen po afron!”, shkruan Teliti.

Të fundit