Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nga Ina Nuka te emigrimi i të rinjve, deputetja-Ramës: O ti njeri pa mend, po fut në vëlla vrasje mes njëri-tjetrit
Deputetja e LSI, Nora Malaj ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve të fundit që kanë tronditur opinionin publik.
Nga protesta e fundit para parlamentit, ku mbetën të plagosur policë dhe banorë të zonës së ‘Astirit’, nga fenomeni i largimit të shqiptarëve, sidomos të rinjve, apo rasti i 18-vjeçarit Musa Baculit, i cili po lufton me vdekjen, janë disa nga faktet që Malaj i kujton Ramës, se ku e ka çuar vendin, sipas saj vetëm për të mbrojtur kolltukun e pushtetit.
Statusi i plotë i deputetes Malaj:
Vendi im si lëndina e lotëve! Iku dhe një ditë e trishtuar dhe nata mbulon vendin tim. Ngjarjet te banorët e Astirit që në ditën e tyre të 20 të protestës i rriten stoik dhe nuk tuten i shtohen frikërat që si merimangat pushtojnë shpirtrat e të gjithë atyre vdekatarëve që e shohin ngjarjen dhe mendon me tmerr po nesër si do të vej jeta jonë??!!! Në kronikat televizive lajmi i mirë që Ina , ajo vajza e mirë , e re, 24-vjeçare , e veshur me uniformën e policisë , që u aksidentua nga shashka apo kapsolla ( të cilat unë realisht nuk i dua ) është në gjendje më të mirë e tashmë është nisur për t’u kuruar , duke i uruar shërim të plotë , të gjithë janë me të. Lajmi i keq, nëna e djalit 18- vjeçar , të kapur nga policia , denoncon dhunën që ushtrohet nga policia te 18- vjecari të akuzuar , duke u bërë denoncuese e dhunës. Lajmi tjetër i dhimbshëm , Musai është në luftë me vdekjen dhe Sidrit Bejleri e inkurajonë e i thotë qëndro , se nuk je vetëm , ne do ta fitojmë betejën me vete dhe fundi .. Kjo është tabloja e ditës së sotme. Te plagosur , të prangosur , ata që luftojnë me vdekjen dhe një lëndinë me lot! Lotët e bashkëqytetarëve të mijë në një betejë pa armiq, po armiku jemi ne, e kanë kthyer vendim tim në lëndinën e lotëve !!! A ke sy për të parë e zëmër për të ndjerë , o ti njeriu pa mend , që popullin e sheh si domenin tënd, për të mbrojtur kolltukun tënd të vjedhur ? A e kupton që e ke kthyer vendin , në frymë të vdekura për së gjalli?? A e kupton që Shqipërisë time dhe shqiponjës dy krenare , pasi po i heq rininë , po i fut në vëlla vrasje mes të njëri - tjetrit ! Shikoje tablo që ke mbjellë . Tani kambanat po bien fort për ty... Tani koha është për ata që e duan vendin , jo për trutharin , po për shqiptarin ! Mos harro se nënat që sot tundin djepin , nesër rrëzojnë shtetin!