Nga Interi te Napoli, De Bazi skanon merkaton e të mëdhave në Serinë A

Alexis Sanchez do të jetë një futbollist i Interit për punë ditësh. Manchester United është gati ta lërë kilianin të lirë, ndërkohë që ditën e djeshme pati një takim që zgjati kaur orë midis përfaqësuesve të lojtarit, përfaqësuesve të klubit anglez dhe atij zikaltër. Mediat në Itali shkruajnë se kalimi në Milano është punë  e mbaruar.

Ish trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit (2011-2017), Xhani De Biazi, foli për kalimin Sançezit tek Interi.

“Aleksis Sançez është një lojtar i jashtëzakonshëm për nga cilësitë. Do shihet edhe sesa do arrijë të ambientohet me skuadrën. Ikardi te Napoli? Do ishte një pikënisje e rëndësishme, pasi mendoj se ka nevojë të ndryshojë ambient. Cilado që do e blejë, duhet të niset nga ky mendim, gjithmonë nëse Ikardi do largohet nga Interi”, tha De Biazi për Radio Sportiva.

Ai analizoi edhe merkaton e klubeve më të forta të Serisë A.

“Vështirë të thuhet nëse distanca mes Juventusit dhe ndjekësve është reduktuar, por me siguri Interi dhe Napoli kanë vepruar mirë në merkato dhe kanë skuadra më të forta krahasuar me vitin e kaluar, ndaj mund të konsiderohen më pranë me ‘Zonjën’.

Duhet parë nëse Mauricio Sarri do arrijë të gjejë balancën e duhur. Stafi i tij e njeh mirë grupin, megjithëse momentalisht mungon ende raporti total mes trajnerit dhe ekipit, diçka normale në ditët e para”.