Flash News

KRYESORE

Nga karriera ndërkombëtare, Elvana ‘përfundon’ me një këngë ‘komerciale’

Nga karriera ndërkombëtare, Elvana ‘përfundon’ me

Elvana Gjata u rikthye në Shqipëri që me koncertin e realizuar pikërisht në ditëlindjen e saj, e cila solli dhe disa materiale në shqip. Në dokumentarin e përgatitur enkas për rrugëtimin e saj ndërkombëtarë, Elvana rrëfeu se nuk do t`i harrojë kurrë rrënjët por që është në kërkim të karrierës ndërkombëtare.

Që pas atij dokumentari, Elvanën e kemi parë më shumë në Shqipëri edhe pse ajo publikoi bashkëpunimin “Off Guard” me TY Dolla Sign, këngë  e cila akoma nuk ka arritur as 3 milionë klikime.

Pak minuta më parë, Elvana ka postuar këngën e saj më të re “Ku vajti”, një këngë ritmike, e cila vjen e realizuar me një staf profesionistësh por kënga ngjan shumë “komerciale”. Elvana Gjata para se të synonte karrierën ndërkombëtare i kishte vënë standarde vetës, të cilat nuk i tejkaloi asnjë këngëtar tjetër, por e gjithë karriera ndërkombëtare iu kthye në boomerang.

Elvana e ka humbur shkëlqimin.

Të fundit