Nga Kobe Bryant, Emiliano Sala, Kori i Ushtrisë së Kuqe, Aaliyah… Të famshmit që humbën jetën në aksidente ajrore

Vdekja e legjendës së basketbollit amerikan Kobe Bryant ka tronditur mbarë botën.

Ai humbi jetën bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare e Gianna dhe 7 persona të tjerë pasi helikopteri me të cilin udhëtonin humbi kontrollin dhe u rrëzua në qytetin e Calabasas në Kaliforni.

Ndër vite, në aksidentet ajrore kanë humbur jetën edhe shumë emra të njohur jo vetëm të sportit, por edhe artit, biznesit, politikës etj.

Sidoqoftë, përkundër këtyre aksidenteve, statistikat tregojnë se mjetet më të sigurta të transportit janë mjetet ajrore.

Më poshtë, po rendisim disa nga emrat e rëndësishëm që kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve ajrore në vitet e fundit.

16 qershor 1999, John F. Kennedy Jr., djali i ish-presidentit John Kennedy vdiq me gruan e tij si rezultat i rrëzimit të aeroplanit privat në det.

25 gusht 2001- Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Aaliyah dhe 7 miqtë e saj humbën jetën si shkak i rrëzimit të aeroplanit të tipit cesna kur po kthehej për në SHBA nga Bahamas.

26 janar 2004 – Presidenti maqedonas Boris Trajkovski bashkë me 8 persona të tjerë në bord vdiqën  si pasojë e shpërthimit të avionit.

10 prill 2010 – Avioni i presidentit polak Lech Kaczynski u rrëzua ndërsa i afrohej aeroportit Smolensk të Rusisë. Në aksident u vranë 96 njerëz, përfshirë Kaczynski, gruan e tij dhe kreun e bankës qendrore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

7 shtator 2011 – Skuadra ruse e hokejve në akull. Avioni i tyre u rrëzua pranë qytetit të Yaroslavl me ekuipazhin prej 37 pasagjerësh dhe 8 personash.

9 dhjetor 2012 – Këngëtarja me origjinë nga Meksika Jenni Rivera humbi jetën me 7 persona të tjerë.

13 qershor 2014 – Richard Rockefeller. Djali i filantropit të famshëm David Rockeffeler, Richard Rockefeller vdiq kur aeroplani ku udhëtonte u rrëzua teksa fluturonte pranë Nju Jorkut.

22 qershor 2015 – James Horner, kompozitori amerikan, shkrimtari dhe dirigjenti i orkestrës James Horner, i cili fitoi dy Oscar për përbërjen e tij dhe muzikën për filmin Titanic, vdiq nga rrëzimi i avionit.

28 nëntor 2016 – Lojtarët e Chapecoense. Avioni që transportonte futbollistë brazilianë u rrëzua në Kolumbi. Në aeroplan ishin 81 persona, përfshirë edhe futbollistë nga skuadra e Ligës 1 Braziliane Chapecoense. 76 persona humbën jetën në aksident. 5 persona mbijetuan.

25 dhjetor 2016 – Kori i Ushtrisë së Kuqe Ruse. Avioni ushtarak i tipit Tupolev 154, duke përfshirë anëtarët e Korit me famë botërore të Ushtrisë së Kuqe u rrëzua. 92 persona, përfshirë 64 anëtarë të Korit të Ushtrisë së Kuqe, humbën jetën.

7 nëntor 2017 – Roy Halladay. Lojtari i njohur i bejsbollit amerikan Roy Halladay vdiq në moshën 40 vjeç ndërsa një aeroplan që zbarkoi në Florida u rrëzua në Gjirin e Meksikës.

21 Janar 2019 – Emiliano Sala. Futbollisti argjentinas Emiliano Sala vdiq në moshën 29 vjeç, kur avioni i tij u rrëzua pranë kanalin anglez.